Agim Çeku e pranon: Veseli me ka lajmëruar për shkarkimin

16:21 | 19 June 2019

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka liruar nga detyra të gjithë të emëruarit politikë nga kjo parti që janë të akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm.

Në një konferencë për media ai tha se ka larguar edhe ata që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Nga ky vendim janë prekur ministri i Inovacionit, Besim Beqaj dhe zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku. Ky i fundit e ka pranuar vendimin e kreut të partisë, Kadri Veseli për largimin nga të gjitha pozitat të zyrtarëve që janë të ngarkuar me aktakuza.

Çeku ka thënë se aktakuza ndaj tij nuk është e konfirmuar, por ai e respekton vendimin e partisë.

“Kryetari Veseli më ka lajmëruat sot më herët mua për këtë vendim”, ka thënë Çeku.

Komento: