Agim Musliu: Beogradi po dridhet, heqja e barrikadave është çështje orësh

18:51 | 28 Dhjetor 2022

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se heqja e barrikadave në veri të Kosovës është çështje orësh.

Ai ka thënë se pas infiltrimit rus në barrikadat e kriminelëve në veri, “Beogradi dhe barrikadat po dridhen.

“Pas infiltrimit rus në barrikadat e kriminelëve në veri, po e ndjej se Beogradi po dridhet.Barrikadat po dridhen! S’besoj se do të jenë aty edhe shumë kohë – çështje orësh!? Ndoshta?!”, ka shkruar Musliu.

Komento: