Agim Musliu: Një shtet që ka kartëmonedha me shumë zero është dështak – gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë Serbinë

11:42 | 29 Prill 2023

Musliu: Një shtet që ka kartëmonedha me shumë zero është dështak – gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë Serbinë.

Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Agim Musliu, ka krahasuar Serbinë aktuale me atë të viteve ’90-ta duke thënë se as sot nuk ka një ekonomi më të mirë dhe sipas tij gabimi i Perëndimit është se e ka llastuar shumë.

Musliu në një postim në Facebook shkruan për kartëmonedhat e viteve ’90-ta të Serbisë që sipas tij shtetet që kanë të tilla para me shumë zero janë shtete dështake.

“…Sikurse në dinarët e tyre… ata mendojnë që vlera e tyre rritet me zero, pa e ditur që sado shumë zero të ketë, numri që i rrit zerot është i pari, ai që u paraprin atyre”, shkruan eksperti i sigurisë.

Lexoni të plotë postimin e tij:

“Kjo kartëmonedhë ka qenë reale. Vlera e saj nuk ka qenë më e madhe sesa 50 €.

Është përdorur në vitet 90-ta në ish-Jugosllavi, përkatësisht në Serbi.

Një shtet që ka kartëmonedhë me kaq shumë zero, e të cilat për t’i numëruar duhet marrë një laps, është shtet dështak.

As sot Serbia nuk ka një ekonomi më të mirë. Ajo nuk ka të gjallë pa përkrahjen perëndimore. Por, gabimi i Perëndimit me të është se e ka llastuar shumë.

Aftësia e vetme e serbëve është rrena! Sikurse në dinarët e tyre… ata mendojnë që vlera e tyre rritet me zero, pa e ditur që sado shumë zero të ketë, numri që i rrit zerot është i pari, ai që u paraprin atyre.

E në kuptimin figurativ, ky numër është të qenët i njerëzishëm, të qenët human. Gjithçka tjetër është vërtet zero!”.

Komento: