Agim Veliu e merr në kabinetin e tij ish-këshilltarin e Ramush Haradinajt

11:53 | 26 Shkurt 2020

Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu ka emëruar Lulzim Fushticën këshilltar politik.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyra e kabinetit të ministritë Veliu.

“Po është e vërtetë. Lulzim Fushtica është emëruar këshilltar politik i ministrit Veliu”, është përgjigjur zyra e kabinetit e ministrit Veliu për Insajderin.

Ndryshe, Fushtica ka qenë edhe këshilltar për siguri i ish-kryeministrit Ramush Haradianj, në qeverinë e kaluar.

Komento: