Agim Veliu i del në mbështetje Vjosa Osmanin: Kundërshtarët kthehen duarthatë nga Llapi

12:44 | 02 October 2019

Agim Veliu mbështet Vjosa Osmanin – kundërshtarët kthehen duarthatë nga Llapi.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se asnjë parti politike nuk do të mund ta thyejë bastionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Llap.

Ai ka thënë se të kota janë përpjekjet e oponentëve politikë sepse sipas tij, ata po kthehen duarthatë nga Podujeva.

“Të kota janë mësymjet e oponentëve në këto ditë fushatash sepse sërish po kthehen duarthatë nga Podujeva. Askush nuk mund ta thyejë bastionin e LDK-së në Llap. LDK nuk është parti private e askujt, ajo është e juaja – e popullit të Kosovës. Pikërisht pse ajo është partia juaj – ajo është sot e para”.

“Vjosa Osmani, kryeministrja e ardhshme dhe kjo listë deputetësh të LDK-së nuk vijnë tek ju me zhurmë dhe me imponim, por vijnë të përgatitur për ta udhëhequr shtetin”.

“Kjo është LDK-ja e Kosovës. Llapjanë të dashur Kosova është gjëja me vlefshme e shumë gjeneratave. Kosova është një dhe unike. Ne duamë një kryeministre me kuptimin e plotë të fjalës dhe ajo është Vjosa Osmani. Kandidatja jonë për kryeministre kanë nevojë për mbështetjen tonë”.

Komento: