Agim Veliu jep shenja se do t’i rezistojë Isa Mustafës: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë.
Pas dakordimit se Isa Mustafa do të kandidojë nesër prap për pozitën e të parit të LDK-së, kryesia ka vazhduar diskutimin në njërën nga kafet afër selisë së partisë. Para mediave, shkurtimisht nënkryetari Agim Veliu që është edhe një nga pretendentët për pozitën e të parit ka thënë se kandidaturat shpallen nesër.
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu si duket nuk ka dalë fort i kënaqur nga takimi tre orësh që patën me kryesinë e kësaj partie.
Express ka raportuar se u arrit konsensus që Isa Mustafa të marrë pozitën e të parit, mirëpo Agim Veliu po thotë se nesër në Kuvend zgjedhor do të zyrtarizohet gjithçka.
“Cdo kush ka të drejtë të kandidoj. Nesër do të shpallen kandidaturt dhe do të aprovohen në Kuvend në bazë të normës së statutit”, tha Veliu, raporton T7.
Momenalisht, kryesia e LDK-së, po vazhdojnë diskutimin në njërën nga kafet afër selisë, derisa, Mustafa po takohet me kryetarët e degëve.