Agim Veliu merr detyrën e Ministrit

13:22 | 04 Shkurt 2020

Agim Veliu merr detyrën nga Ekrem Mustafa dhe Mahir Yagcilar.

Agim Veliu sot ka marrë zyrtarisht postin e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

Pranim – dorëzimi i pozitës u bë nga dy ish-ministrat, ai i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, pasi këto dy ministri janë bashkuar në një.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Me këtë rast, ish-ministri, z. Ekrem Mustafa, i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Gjithashtu, detyrën e tij e dorëzoi ish-ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, pas bashkimit të Ministrisë së Administratës Publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftimin e MPB’së.

Komento: