Agim Veliu shoqëron Kurtin në takim me ambasadorin italian

19:51 | 06 Shkurt 2020

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, takuan ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe zëvendës-ambasadorin Matteo Corradini.

Si sfidë e parë e Qeverisë është buxheti i cili duhet të miratohet dhe që ishte pjesë e diskutimit në këtë takim. Përveç buxhetit, programi i Qeverisë e dialogu ishin ato që e morën vëmendjen më të madhe.

Italia ka qenë për vite të tëra aleate e Kosovës dhe kështu do të jetë. Takimet mes nesh do të rriten njëlloj sikur bashkëpunimi.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ambasadori Orlando, gjithashtu u takua edhe me ministrin e punëve të jashtmë, Glauk Konjufcën.

Komento: