Agjencia e Akreditimit po mban Konferencën vjetore ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë

19:21 | 24 Shtator 2024
agjencia-e-akreditimit-po-mban-konferencen-vjetore-nderkombetare-per-cilesine-ne-arsimin-e-larte

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), e ka organizuar të martën më 24.09.2024 Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Drejt Përsosmërisë: “Harmonizimi i politikave të sigurimit të cilësisë me strategjinë institucionale dhe angazhimin e palëve të interesit“, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 150 pjesëmarrës nga Kosova dhe partnerë ndërkombëtarë duke përfshirë Gjermaninë, Kroacinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Finlandën, Çekinë, Bullgarinë, Slloveninë, Bonjë Hercegovinën, Maqedoninë, etj.

Në Konferencën e AKA-së kanë marrë pjesë dhe kanë mbajtur fjalim edhe përfaqësuesja e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Në këtë konferencë kanë diskutuar udhëheqës institucionalë, ekspertë, akademikë, hulumtues dhe praktikues të ndryshëm nga fusha e arsimit të lartë, së bashku me studentë dhe punëdhënës, për të eksploruar kolektivisht trendet më të fundit, sfidat dhe praktikat në menaxhimin strategjik të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.

Komento: