Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror blen ‘fotele mesazhuese’

17:16 | 16 Tetor 2019

Zyrtarët e Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror do të kenë mundësinë që të relaksohen edhe me karrige ergonomik mesazhuese.

Krejt kjo, pasi që ky institucion ka planifikuar të shpenzojë 36 mijë euro për blerjen e dy foteleve ergonomike, njërën shtrirëse dhe tjetrën masazhuese, si dhe një kuzhine.

Blerjen e tyre ky institucion ka planifikuar t’i blejë përmes një tenderi të ndarë në tri lote, shkruan ORAinfo.

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror përmes njoftimit për kontratë të publikuar në KRPP, ka dhënë arsyetimin e njëjtë për blerjen e të dy karrigeve si dhe për montimin e kuzhinës.

“…për sigurimin e kushteve më të mira te mjedisit te punës për kontrollin e trafiku ajror”, thuhet në përshkrimin e njoftimit për kontratë të këtij institucioni.

Ky tender do të jetë i hapur deri më 4 nëntor dhe më pas zyra e prokurimit në këtë institucion dot ë zhvillojë procedurat për përzgjedhjen e kompanisë furnizuese. /ORAinfo/

Komento: