Agjencia kosovare e privatizimit shpall rezultatet e shitjeve përmes likuidim nr.49

17:36 | 21 Gusht 2019

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot, më datën 21.08.2019, në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve nr. 49 përmes metodës së likuidimit pranoi numrin prej 121 ofertave për 131 asete te shpallura për shitje. Vlera e tërësishme e ofertave më të larta arriti shumën prej 8,073,467 euro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org si dhe është transmetuar drejtpërdrejt edhe përmes Agjencisë së Lajmeve www.kosovapress. com , duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.

Komento: