Agjenda e emisarit britanik në Kosovë, takime me kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani

09:53 | 10 Shkurt 2022

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, gjatë ditës së sotme do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga ora 10:00 ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Më pas do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

Peach gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vizita e tij në Beograd pasoi menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.

Komento: