Agjenti i Calhanoglut takohet me drejtuesit e Milan, çka do tw ndodh?

09:58 | 15 Dhjetor 2020

Të mërkurën takimi mes Milanit dhe agjentit të Calhanoglu.

Këto janë ditë të rëndësishme për të ardhmen e Hakan Calhanoglu dhe për rinovimin me Milanin me takimin e caktuar me agjentin Gordon Stipic.

Mesfushori sulmues është një nga gurët e themelit të ekipit të Stefano Pioli, një zbulim dhe realitet i vërtetë i kësaj Serie A 2020/2021.

Por, afati i skadimit të kontratës verën e ardhshme është një nga përparësitë në axhendën e klubit për t’u zgjatur, edhe pse tani për tani nuk ka asnjë marrëveshje.

Problemi i bllokimit – Në këtë moment ka një propozim në tryezën e lojtarit që nuk ka gjetur miratimin e numrit 10.

Asnjë ndryshim apo rritje tjetër nga drejtuesit që kanë kaq shumë çështje “me gjemba” përfshirë Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma.

Kjo është arsyeja pse palët kanë caktuar një takim për të mërkurën në “Casa Milan”: agjenti i Calhanoglu do të takojë drejtuesit Maldini dhe Massara. Megjithatë, ekziston një “por” që të paktën deri nesër nuk do të ketë përgjigje.

Gjermania do të rifutet në karantinë dhe do të kuptohet nëse do të lejohen udhëtimet për punë dhe nëse vendoset izolim i detyruesyhëm në kthim.

Është e mundur që për 24 orë të jetë e lejuar të lëvizet, por vetëm nesër palët do të jenë të sigurta.

Komento: