Agjenti i Camavingas zbulon çmimin marramendës të lojtarit

22:35 | 21 Shkurt 2021

Agjenti i Camavingas thotë se lojtari kushton më shumë se 43 milionë euro.

Agjenti i Eduardo Camavingas ka zbuluar se klienti i tij kushton më shumë se 43 milionë euro.

Francezi shihet si një ndër talentët më të mirë në Evropë që nga debutimi me Rennes në vitin 2018 në moshën 16-vjeçare, përcjellë lajmi.net.

Kontrata i skadon në vitin 2022, por top gjigantët evropianë janë të interesuar për shërbimet e tij.

Agjenti i tij, Jontahan Barnett ka paralajmëruar klubet e tjera se 18-vjeçari kushton më shumë se 50 milionë euro.

I pyetur nga Goal, nëse vlera e Camavingas është mbi 50 milionë euro, Barnett u përgjigj ‘Mendoj se po’.

Ndërkohë, Reali shihet si favorit, por interesim kanë shprehur edhe Barcelona, Manchester United dhe PSG-ja.

Komento: