Agjenti i Correa ndryshon planet e tij në bisedimet të AC Milano-Atletico, ja detajet

09:51 | 15 Gusht 2019

Agjenti i Correras ka udhëtuar drejt Milanit për të pëfunduar marrëveshjen e transferimit të argjentinasit në San Siro.

Por sipas Calciomercato, agjenti i lojtarit August Jimenëz nuk arriti të takohej me drejtuesit e Milan, por pati vetëm bisedë telefonike.

“Nuk pati ndonjë takim të drejtpërdrejtë me kuqezinjtë, por kontakt telefonik. Me atë rast, ishte Paolo Maldini ai që shpjegoi se pikërisht sepse marrëveshja midis Correa dhe Milano ka qenë afër për javë të tëra, ideja e klubit nuk është që të shkojë përtej ofertës së tyre prej 40 milionë eurosh plus bonuse”, raproton gazeta italiane, përcjell ORAinfo.

Pas kësaj bisede, agjenti i Correa fluturoi drejt Madridit, i gatshëm për t’u përballur sot dhe nesër me Atletico. Nuk ka kohë për të humbur. Correa dhe njerëzit përreth tij do të kërkojnë nga menaxhmenti i Atleticos të ulin çmimin prej 50 milionë euro të kërkuara për lojtarin, sepse vullneti i Correras është të shkojë në Milan.

Pritet që brenda dy ditëve fati i Correras të zgjdhidhet përfundimisht. /ORAinfo/

Komento: