Agjenti i Cuardados shfaqet në Torino, çka po ndodhe me yllin kolumbian?

12:43 | 13 Gusht 2019

Drejtori sportiv i Juventus dje u takua me agjentin Alessandro Lucci për të diskutuar të ardhmen e dy prej klientëve të tij: Mattia Perin dhe Juan Cuadrado.

Perin ka qenë i lidhur vazhdimisht me largimin nga Juventus këtë verë, me një numër klubesh si Benfica dhe Aston Villa që ishin lidhur me transferimin e tij.

Juve ende dëshirojnë të shesin portierin, pas kthimit të Gianluigi Buffon, qe ka bërë që Perin tani është portieri i tretë.

Nga ana tjetër, Juventus janë të gatshëm t’i ofrojnë Juan Cuadrado një marrëveshje të re.

Kontrata aktuale e Cuadrado skadon verën e ardhshme në vitin 2020, por Juventus janë të gatshëm ta zgjasin atë deri në një vit deri në vitin 2021.

Mbetet të shihen si do të ecin negociatat të cilat tashmë kanë filluar për të ardhmen e Cuardados. /ORAinfo/

Komento: