Agjenti i FIFA-s trondit tifozët e Barcelonës: “Messi nuk do të shkojë në Spanjë”

12:13 | 04 Maj 2023

“Messi nuk do të shkojë në Spanjë” – Agjenti i FIFA-s trondit tifozët e Barcelonës.

Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, raportojnë mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Destinacioni i radhës i futbollistit argjentinas pritet të jetë Barcelona, anise raportimet thonë se ai ka marrë edhe ofertë nga klubi arab, Al-Hilal.

Këtë e deklaroi edhe Marco Kirdemir, një agjent i FIFA-s i cili mban marrëdhënie të mira me kreun e PSG-së, Al-Khelaifin dhe mbretin e Arabisë Saudite.

“Ai ka një ofertë prej 600 milionë dollarësh nga Al-Hilal, skuadra e Mbretit”, tha Kirdemir, njofton Marca, transmeton lajmi.net.

“Messi udhëtoi në Arabinë Saudite për të parë vendin ku mund të jetonte. Nëse familja e tij jep dritën jeshile, ai do të luajë në Arabinë Saudite”, shtoi më tej ai.

Al Hilal raportohet se i ka ofruar më shumë se 350 milionë funte në vit Lionel Messit.

Messi u suspendua pasi bëri atë që PSG e konsideron si një vizitë të paautorizuar dy-ditore në Arabinë Saudite këtë javë dhe nuk do të stërvitet me skuadrën ose nuk do të paguhet për dy javë.

Messi u bashkua me parisienët në verën e vitit 2021 me një kontratë që përfshin një opsion për një sezon të tretë, por që nuk do të aktivizohet.

Komento: