
Mbrojtësi i Milanit, Diego Laxalt pritet të largohet gjatë kësaj vere nga ‘San Siro’.
Agjenti i tij ka nisur kontaktet me drejtuesit e Milan për të diskutuar të ardhmën e tij.
Laxalt nuk e ka treguar paraqitje të mirë në sezonin e parë të Milan. Ndërsa është shfaqur i irrituar pas transferimit të Theo Hernandez, i cili luan në pozitën e tij, përcjell ORAinfo.

Merret vesh se agjenti i Laxalt, Ariel Krasouski mbërriti në Casa Milan për mbajtjen e bisedimeve me menaxhmentin e Milanit. Ai dëshiron t’ua bëj ëtë qartë drejtuesve kuq e zi se lojtari uruguaian dëshiron të largohet.
Neëcastle u përpoq shumë për Diego Laxalt, por nuk gjeti të blejë kartonin e tij.
Ndërsa tani është Atalanta ajo e cila ka shprehur interesim për Laxal. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit uruguaian. /ORAinfo/