Agjenti i Victor Osimhen, Roberto Calenda, është afër një marrëveshjeje me Paris Saint-Germainin, ka raportuar “FootMercato” këtë të martë.
Nigeriani, i cili ka shënuar 21 gola për Napolin në Serie A këtë sezon, po tërheq interes nga e gjithë Evropa, duke përfshirë edhe Francën, ku dikur luajti për Lille, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Osimhen nuk favorizon një rikthim në Ligue 1 dhe ky shihet si një problem për transferimin e tij në “Parc des Princes”.
Ai besohet se dëshiron të luajë në Premierligë, me Chelsean dhe Manchester Unitedin që kanë shfaqur interesim.
24-vjeçari thuhet se do t’i jepte përparësi lëvizjeve në këto klube, por nuk e përjashton as një kalim në Bundesligë, me Bayern Munichin të interesuar.
Napoli do të kërkojë së paku 150 milionë euro për shitjen e tij.
Reprezentuesi i Nigerisë me napolitanët ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Nëse PSG-ja nuk ia del të nënshkruajë me Osimhenin, si alternativë parisienët e kanë Harry Kanen.