Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka kontaktuar sërish me Chelsean përpara afatit të transferimit të verës zbulon The Independent.
Sulmuesi i Manchester United iu ofrua Bluve më herët në këtë afat, por Thomas Tuchel nuk ishte i interesuar për një marrëveshje, përcjell ORAinfo.
Mendes po heton nëse qëndrimi i Chelseat mund të ketë ndryshuar teksa ai vazhdon të përpiqet të sigurojë një lëvizje në një klub të Champions League për Ronaldo./ORAinfo/