Agjenti i Susos arrin në Casa Milan, çka po ndodh me lojtarin

13:10 | 23 Korrik 2019

Agjenti i Suso, Alessandro Lucci ka arritur në Casa Milan për takimin e tij të shtatë me menaxhmentin e Rossonerëve.

E ardhmja e sulmuesit spanjoll është në rrezik, pasi lojtari nuk konsiderohet i paprekshëm nga klubi si dhe nga trajneri i ri Marco Giampaolo, përcjell ORAinfo.

Roma mbetet në sfond dhe duket të jetë klubi më i interesuar në lojtar.

Suso nuk shihet si lojtar ideal për formacionin që e aplikon Giampaolo. /ORAinfo/

Komento: