Agjenti i mbrojtësit të Milanit, Ricardo Rodriguez u takua të enjten me Paolo Maldini për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij.
Mbrojtësi zviceran është rikthyer në Milano pas gjashtë muajsh në huazim në PSV Eindhoven, por ai nuk pritet të qëndroj gjatë në ‘San Siro’, përcjell ORAinfo.
Sipas Calciomercato, një takim mes Gianluca Di Domenico dhe Paolo Maldini është duke u zhvilluar në Milano këtë pasdite.
Rodriguez i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij me Milanin dhe nuk ka asnjë shans për rinovim, kështu që Di Domenico do ta pyesë Maldini se sa klubi do të kërkojë të lërë klientin e tij të largohet, me disa ekipe që kanë shprehur interesim për të. /ORAinfo/