AGK: Dënojmë gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

14:08 | 18 December 2024
agk:-denojme-gjuhen-fyese-te-nexhmedin-spahiut-kunder-komuniteteve-rom,-ashkali-dhe-egjiptian

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i indinjuar me “gjuhën fyese dhe të papranueshme” të profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiu, kundër komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Në ragimin e AGK-së thuhet se në dy paraqitje mediale në ditët e fundit, Spahiu ka përdorur fjalor ofendues dhe diskriminues në raport me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në vend.

“AGK-ja e fton zotin Spahiu të kërkojë falje publike për fjalorin, dhe nga mediat që të punojnë për të mos lejuar hapësirë të një gjuhe që cenon integritetin e qytetarëve të Kosovës të këtij komuniteti”.

“AGK-ja gjithashtu kërkon nga KPM-ja dhe KMSHK-ja të monitorjnë gjuhën e urrejtes ndaj komuniteteve në media”.

“Nëpërmjet disa bashkëpunimeve dhe aktiviteteve, AGK-ja angazhohet vazhdimisht për përfshirjen e të tri komuniteteve, rom, ashkali dhe egjiptian në jetën publike të Kosovës dhe kundër përdorimit të gjuhës fyese dhe përjashtuese ndaj tyre”, thuhet në reagim.

Komento: