AGK dënon ashpër sulmin e Kurtit ndaj mediave, tha se paguhen nga regjimet e kaluara

22:09 | 27 Shtator 2024
agk-denon-ashper-sulmin-e-kurtit-ndaj-mediave,-tha-se-paguhen-nga-regjimet-e-kaluara

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me sulmin që u bëri mediave nga Neë York, duke e dënuar ashpër.

Kurti ka drejtuar akuza ndaj mediave duke thënë se paguhen nga regjimet e kaluara.

AGK ka thënë se e sheh me shumë shqetësim një përpjekte të tillë për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë, “pa asnjë fakt dhe argument”

“Në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit, andaj ftojmë Kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari. Problematizimi i çështjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme, për të cilat pretendon kryeministri Kurti, nuk bëhet në asjnë mënyrë duke cenuar rëndë dhe pa asnjë argument kredibilitetin e mediave, si një prej shtyllave më të rëndësishme të demokracisë në vend”, thuhet në reagim.

Komento: