AGK dënon gjuhën e Melihate Tërmkollit ndaj gazetarit Arsim Lani.

11:55 | 01 Dhjetor 2020

AGK dënon gjuhën kërc.ënuese të Melihate Tërmkollit ndaj gazetarit Arsim Lani.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e vlerëson tërësisht të papranueshme gjuhën ofenduese dhe kërc.ënimet nga anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës – LDK, Melihate Tërmkolli, në drejtim të gazetarit të T7, Arsim Lani.

Tërmkolli gjatë ditës së djeshme përmes një mesazhi elektronik të dërguar pas emisionit ‘Frontal’ udhëhequr nga Lani, e ka quajtur atë “bërllok” dhe “i pafytyrë”, për shkak se siç e ka bërë të ditur gazetari për AGK-në, Tërmkolli nuk ishte njoftuar paraprakisht për të ftuarin tjetër në studio. Krahas ofendimeve, ajo gjithashtu e ka kër.cënuar gazetarin, duke i thënë se “do ta paguajë për mundin dhe ftohjen” që sipas saj, ai ia ka shkaktuar.

“Për AGK-në është shqetësuese fakti që gazetarët janë ende pre e ofendimeve të tilla nga zyrtarët politikë. Gjuha e tillë denigruese e përdorur nga Tërmkolli, është tërësisht e papranueshme dhe e cenon lirinë e shprehjes dhe medieve. AGK-ja u bën thirrje zyrtarëve politikë që ta njohin rolin e gazetarëve në një shoqëri demokratike dhe të përmbahen nga ofendimet në drejtim të tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ndryshe, Ish-deputetja Melihate Tërmkolli ka kër.cënuar dhe fyer gazetarin e T7, Arsim Lani.

Gazetari Lani ka publikuar një mesazh në profilin e tij në Facebook ku Tërmkolli e quan të pafytyrë, bërllog, duke i thënë se do t’i paguan të gjitha, siç thotë do ta paguajë për mundin që ka bërë derisa të shkojë në televizion.

Komento: