AGK dhe RRGG organizojnë konferencën “Women Journalists in the Spotlight: Gratë në media luajnë rol kyç për një shoqëri më të drejtë dhe më të informuar

12:38 | 08 Mars 2025
agk-dhe-rrgg-organizojne-konferencen-“women-journalists-in-the-spotlight:-grate-ne-media-luajne-rol-kyc-per-nje-shoqeri-me-te-drejte-dhe-me-te-informuar

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Grave Gazetare dhe përkrahje të Ambasadës britanike, OSBE-së dhe UN Women Kosovo, kanë organizuar sot në Prishtinë një prej konferencave më të mëdha rajonale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas të quajtur “Women Journalists in the Spotlight”.

Kjo konferencë ka mbledhur gazetare nga Kosova e rajoni, diplomatë e përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të cilët kanë diskutuar për rëndësinë e rrjetëzimit, sigurisë së gazetarëve dhe sfidat me të cilat përballen gratë nëpër media.

Në njoftimin e AGK-së për konferencën thuhet se gratë në media luajnë rol kyç në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të informuar.

Njoftimi i plotë i AGK:

Dita Ndërkombëtare e Gruas nis me Konferencën “Ëomen Journalists in the Spotlight”

📢Gratë në media luajnë një rol kyç në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe të informuar. Përmes raportimit të tyre, ato sjellin perspektiva të reja, sfidojnë stereotipet gjinore dhe nxisin ndryshime pozitive. Në këtë frymë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dheRrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, në bashkëpunim meBritish Embassy Pristina,UN Ëomen Kosovo dheOSCE Mission in Kosovo, organizuan konferencën rajonale “Ëomen Journalists in the Spotlight”.

🎙Konferenca mblodhi së bashku gazetare nga Kosova dhe rajoni, diplomatë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe rrjeteve rajonale të gazetareve për të diskutuar mbi rëndësinë e rrjetëzimit, sigurinë e gazetarëve dhe sfidat me të cilat përballen gratë në media.

💬Konferenca u hap me fjalët hyrëse nga:

Xhemajl Rexha, Kryetar i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Vlora Tuzi Nushi, Shefe e Zyrës, UN Ëomen në Kosovë

Cornelia Taylor, Udhëheqëse në Detyrë e Misionit të OSBE-së në Kosovë

Jonathan Hargreaves, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Maja Sever, Presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve

Jessica Blitt, Ambasadore Jo-Rezidente e Kanadasë në Kosovë

Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë Rezidente e Vendit, NDI Kosovë

Larisa Halilović, Udhëheqëse e Ekipit, ËB Media for Change, British Council

🔗Qëndroni me ne për më shumë përditësime nga diskutimet dhe panelet e konferencës!.

Komento: