AGK: Gazetari Vullnet Krasniqi u kërcënua me vr*asje, policia t’i ofrojë mbrojtjen e duhur

13:27 | 26 Qershor 2024
agk:-gazetari-vullnet-krasniqi-u-kercenua-me-vr*asje,-policia-t’i-ofroje-mbrojtjen-e-duhur

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është jashtëzakonisht i shqetësuar për kërcënimin me jetë që i është bërë gazetarit, Vullnet Krasniqi.

Në reagimin e AGK-së thuhet se Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga një qytetar i Luginës së Preshevës, nëpërmjet një videoje të publikuar në platformën Tik Tok.

“AGK-ja, ka kontaktuar me gazetarin Krasniqi, dhe i njëjti aktualisht është duke e raportuar kërcënimin në Policinë e Kosovës”.

“Për AGK-në, një kërcënim i tillë është jashtëzakonisht shqetësues, i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje urgjente Policisë së Kosovës që të marrë masat e duhura ta lokalizojë kërcënuesin e gazetarit Krasniqi”.

“Shqetësohemi për sigurinë fizike të Krasniqit, andaj ftojmë Policinë e Kosovës që t’i ofrojë mbrojtjen e duhur”, thuhet në reagim.

Komento: