AGK-ja dënon gjuhën seksis*te të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

10:08 | 13 March 2025
agk-ja-denon-gjuhen-seksis*te-te-keshilltarit-te-kryetarit-rama-ne-drejtim-te-gazetares-statovci

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e dënon në termat më të ashpër gjuhën seksiste, të papranueshme dhe të ulët të Visar Gecit kundër gazetares së KOHA-s, Meridiana Statovci.

AGK thotë se Geci shërben si këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili “ka sulmuar gazetaren Statovci me gjuhë denigruese për shkak të raportimeve rreth punimeve në rrugën ‘George W. Bush’ në kryeqytet”.

AGK-ja kërkon nga kryetari Rama që të distancohet qartë dhe ta dënojë këtë gjuhë, e cila vjen nga një zyrtar me të cilin ai punon.

“Një sjellje e tillë vështirëson punën e gazetareve dhe bëhet edhe më e rëndë kur drejtohet ndaj gazetareve gra, në përpjekjen e qartë për të denigruar punën e tyre”, tha AGK-ja në reagim.

 

Komento:
loading