AGK-ja, e shqetësuar me situatën e gazetares Behare Bajraktari në Radio Kosova

12:36 | 01 Dhjetor 2023
agk-ja,-e-shqetesuar-me-situaten-e-gazetares-behare-bajraktari-ne-radio-kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka pranuar me shqetësim denoncimin që gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari, ka bërë në një njoftim për organizatën rreth situatës së saj të punës në radion publike.

Sipas AGK-së, Bajraktari ka shkruar se asaj këtë javë i janë larguar sendet personale dhe të punës nga zyra ku ka punuar, pak kohë pas ndërprerjes së emisionit në Radio Kosova.

“Menaxhmenti i Radios, ka pohuar se gazetarja është njoftuar me kohë për rilokimin, dhe se emisioni ka ndryshuar përmbajtje si pjesë e skemës së re programore”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton Menaxhmentin që ta menaxhojë situatën duke ndjekur rregulloret e brendshme të RTK-së, dhe duke respektuar punën dhe kontributin gati dy dekadash të gazetares Bajraktari në Transmetuesin Publik.

Komento: