AGK-ja e tronditur me vendimin e Qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosovës

17:48 | 28 Korrik 2023
agk-ja-e-tronditur-me-vendimin-e-qeverise-kurti-per-mbylljen-e-klan-kosoves

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas lajmit për mbylljen e Klan Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, nga ky institucion kanë thënë se janë të tronditur me vendimin e qeverisë Kurti për mbylljen e televizionit.

“Me këtë vendim, ministrja Rozeta Hajdari e cila është pjesë e Qeverisë Kurti ka finalizuar të gjitha veprimet administrative të nevojshme për të mbyllur televizionin Klan Kosova. Ndonëse vendimi mund të apelohet në gjykatë, ky vendim duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Komento: