
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga gazetarët që t’i bojkotojnë takimet me LDK-në.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili bëri thirrje gazetarëve që të bojkotojnë takimet ndërmjet VV-së dhe LDK-së.
Manxhuka përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se konstatimet e AGK-së, për mospërfillje të gazetarëve nuk qëndrojnë, shkruan lajmi.
Ky është reagimi i tij i plotë:
Reagimi i AGK-së dhe thirrja për të bojkotuar takimet VV-LDK me arsyetimin se gazetarët po qëndrojnë jashta objekteve të Kuvendit dhe në të ftohtë për orë të tëra është i paqendrueshëm.
Personalisht jam kujdesur që me të arritur te Kuvendi, në çdo takim, gazetarët të presin brenda në Kuvend, madje edhe në kohën kur Kuvendi nuk ishte i konstituuar.
Nuk ka asnjë nevojë që dikush të qëndrojë në të ftohtë dhe këtë e kemi evituar në secilin takim.