AGK kërkon hetime nga Policia për veprimet e truprojes së Kurtit ndaj gazetares Blerta Dalloshi Berisha

17:13 | 28 Dhjetor 2023
agk-kerkon-hetime-nga-policia-per-veprimet-e-truprojes-se-kurtit-ndaj-gazetares-blerta-dalloshi-berisha

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reagauar dhe e ka dënuar sjelljen e papranueshme të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj gazetares së TV Klan, Blerta Dalloshi Berisha.

“Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin”, thuhet në reagim.

AGK thotë se maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm, dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë.

AGK-ja ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të hetojë sjelljen e personit në fjalë, dhe gjithashtu nga Kryeministri që të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut.

 

Komento: