AGK reagon ndaj mediumit që publikoi fotografitë e nëxëses nga Drenasi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

AGK reagon ndaj mediumit që publikoi fotografitë e nëxëses nga Drenasi

22:55 | 08 Shkurt 2019

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një njoftimi për media, thotë se e ka përcjellur me vëmendje raportimet e gazetarëve rreth rastit të nxnëses në Drenas.

AGK shpreh shqetësim për publikimin e fotografisë së viktimës në ueb-in e gazetës “Kosova Sot”.
“Kjo formë e raportimit është shkelje e të drejtave të njeriut, Kodit Etik dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave që zbulojnë identitetin e viktimës”, thuhet në reagim përcjell ORAinfo.

AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, sidomos në raste të ndjeshme si kjo por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.

“AGK mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve bazuar në respektimin e standardeve bazë të profesionit dhe inkurajon e informimin korrekt dhe të drejtë të publikut”. /ORAinfo/

Komento: