AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e Seremb Gjergjit

10:02 | 02 December 2022

AGK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e Seremb Gjergji.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me një telegram ngushëllimi për vdekjen e ish-gazetarit Seremb Gjergji.

Ata e kanë vlerësuar lartë kontributin e Gjergjit për gazetar.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e kolegut tonë, gazetarit të mirënjohur, Seremb Gjergji. Vdekjen e Gjergjit në moshën 47-vjeçare, e kanë bërë të ditur familjarët e tij në mediet sociale”.

“Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para luftës në Kosovë, ku ka vazhduar veprimtarinë e tij profesionale edhe pas luftës në disa mediume. Kontributin dhe përkushtimin që gazetari Gjergji pati për gazetarinë, e vlerësojmë lartë, njëherësh u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar AGK-ja në këtë telegram ngushëllimi.

Komento: