Agnesë Kastrati Bucolli: Pika kyçe e imja do të jetë punësimi i të rinjëve brenda Kosovës

18:08 | 27 January 2025
agnese-kastrati-bucolli:-pika-kyce-e-imja-do-te-jete-punesimi-i-te-rinjeve-brenda-kosoves

Kandidatja për deputete nga PDK, Agnesë Kastrati Bucolli e ftuar në emisionin “Raport” të Kanal10 tregoi përspektivën dhe angazhimin e saj në rast se ajo zë vend në Kuvendin e Kosovës.

Prioritet për të mbeten të rinjët, arsimimi dhe punësimi i tyre brenda Kosovës.

“Angazhimi im është që të iu mundësoj të rinjëve punësimin, zhvillimin, arsimimin dhe shëndetësinë. Këto janë pikat kyqe kryesore, të cila ne si parti por edhe unë individualisht mundohemi që të ketë një përspektivë për jetë në Kosovë, ta gjejnë vetën në vendin e tyre.E dimë që numër i madh i të rinjëve janë duke e lanë Kosovën, kjo po na pengon më së shumti, duhet të punojmë që studentët tanë të shkollohen e të punësohen në Kosovë”, tha ajo. /Gazeta10

Komento: