Agresioni në Banjskë/ Sveçla: Ende nuk kemi veprime të BE-së për ndëshkimin e Serbisë

16:33 | 04 Mars 2024
agresioni-ne-banjske/-svecla:-ende-nuk-kemi-veprime-te-be-se-per-ndeshkimin-e-serbise

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se reagimet ishin të pakta nga ndërkombëtarët kur Serbia i kidnapoi tre zyrtarë policorë të Kosovës vitin e kaluar.

Ai ka theksuar se nga këto mosreagime të mjaftueshme, sipas tij, erdhi edhe sulmi i 24 shtatorit në Banjskë më pas.

“Çka ishte e vështirë për t’u besuar? Ishin reagimet shumë të pakta të komunitetit ndërkombëtar rreth këtij akti të Serbisë. Këto reagime sollën situatën që e patëm më 24 shtator, një sulm terrorist duke bërë një invazion në Kosovë, skenar i përgatitur nga Serbia”.

“Fatkeqësisht ende nuk kemi një veprim nga BE ndëshkuar Serbinë për këtë akt”, ka thënë Sveçla në sesionin e dytë “Lufta në fqinjësi: Diplomacia e Mbrojtjes”, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”.

Komento: