Agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi po e gëzojnë AAK-në

15:48 | 27 July 2019

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar përmes Facebookut ndaj atyre që po e kritikojnë liderin e tyre, Ramush Haradinaj.

AAK ka shkruar se agresiviteti në Beograd dhe nervozizmi nga adresa të caktuara në Prishtinë janë sinjale të mira.

“Agresiviteti i rritur tejmase në Beograd kundër Ramush Haradinajt si dhe doza e lartë e nervozës nga adresa të caktuara individuale në Prishtinë e Tiranë, janë shenja të mira që vendi po shkon në drejtimin e duhur” thuhet në shkrimin e AAK-së.

Partia e Haradinajt ka shkruar se Ushtria u bë, taksa ndaj produkteve serbe vazhdon, Trepça është gati për investime, kurse kufijtë e shtetit nuk ndërrojnë.

Ata kanë shkruar se ditëve në vijim të bëhen gati për shfaqje nervozizmi edhe në doza më të mëdha.

Komento: