Agron Demi për koalicionin AAK-PS thotë se deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner.
Kritika për koalicionin AAK-PSD kanë dhënë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile.
Agron Demi nga Instituti GAP ka thënë se PSD nuk mund të funksionojë me logjikën e biznesit për t’i pa partitë si ‘start-up’ me qëllimin e vetëm për t’iu bashkuar blerësit me çmimin më të lartë.
“Për PSD-në, nuk ka gajle që Haradinaj si udhëheqës i qeverisjes PAN këmbëngul me vazhdu projektin e dëmshëm me miliarda euro të termocentralit të ri, me i djeg/vjedh me miliarda euro në autostradën e re që kalon nëpër arat e Dukagjinit, me kërcënu gjykatës e prokurorë, me i fry listat e veteranëve, me i degradu të gjitha agjencionet e pavarura…e qindra të zeza tjera. Deri dje ‘figurë e krimit të organizuar’, sot partner”, ka shkruar Demi.