Sergio Aguero u detyrua të pensionohej nga futbollit para kohe shkaku i një aritmie kardiake.
Një problem i cili e ka befasuar ish-sulmuesin e Manchester Cityt gjatë një transmetimi direkt online.
“Kun” përnjëherë ndali së foluri, duke e bërë që të brengosej Ibai Llanos, i cili ishte afër tij.
Ylli i dikurshëm argjentinas e mbante zemrën dhe e uli kokën poshtë, ndërsa e qetësoi bashkëfolësin pasi e shikoi situatën e zemrës së tij në telefon.
“Mendoj se e kisha një aritmi të lehtë”, theksoi fillimisht argjentinasi.
“E kam në kontroll, e monitoroj situatën përmes një çipi, i cili më ndihmon duke më dërgua sinjale”, vazhdoi ish-përfaqësuesi argjentinas, shkruan Express.
Ibai Llanos e pyeti nëse do të donte ta thërriste mjekun, por Aguero insistoi se kjo nuk ishte e nevojshme.