Trajneri i Mallorcas me lëvdata për Muriqin.
Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre ka folur për Vedat Muriqin.
Këtë sezon sulmuesi kosovar e nisi shumë mirë me Mallorcan.
Në tri ndeshje sa ka zhvilluar, ai ka shënuar dy gola.
Mbrëmë ishte vendimtar në fitoren e ekipit të tij ndaj Rayo Vallecanos.
E trajneri i Mallorcas nuk ka kursyer lëvdatat për kosovarin, duke thënë se është në një kohë të mirë.
“Muriqi është në një moment të mirë. Ai është i përkushtuar ndaj ekipit”, tha Aguirre.
Këtë merkato skuadra spanjolle ka blerë kartonin e kosovarit nga ekipi i Lazios, për 9.5 milionë euro.