Ahmet Janova, imazhi që bëri bujë në protestat studentore të vitit 1997

13:09 | 01 October 2022

Një nga imazhet e paharruara nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, mbetët pa dyshim ai i Ahmet Janovës.

Në 25 vjetorin e protestave të 1 Tetorit 1997, më së miri flet fotoja e dhunës brutale të forcave kriminale serbe ndaj Janovës, dhune e cila ndodhi edhe me shumë të tjerë.

Janova ishte rrahur e gjakosur nga forcat serbe dhe forografia e tij kishte bërë bujë në mediat ndërkombëtare.

Ai ishte perkrah studentëve, shumë prej të cilëve më heret ishin nxënës të tij.

Janova gjithashtu më herët ishte pjesë e organizimeve për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Ai dha kontribut të parreshtur për familjen dhe shoqërinë

Janova ndërroi jetë më 8 mars 2003.

Ndryshe, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të ‘90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori forcën ndaj studentëve dhe profesorëve. /ORAinfo/

Komento: