Ahmetaj: Çështja e Asociacionit, rruga e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë

18:46 | 30 Tetor 2023
ahmetaj:-ceshtja-e-asociacionit,-rruga-e-marreveshjes-finale-mes-kosoves-dhe-serbise

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se rruga e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë është tek çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ahmetaj ka thënë se propozimi i draft statutit të pesëshes evropiane, është më rëndësi të dihet përmbajtja.

“Jam shumë e sigurt se brenda marrëveshjes ka edhe pika të tjera, të cilat janë të rëndësis së vecantë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë Ahmetaj në një lidhje direkte në emisionin InfoMagazine në Klan Kosova.

“Por në vazhdimësi e kemi thënë se çështja e Asociacionit është çelësi kyç që do t’i zbërthejë problemet, apo do të hapë rrugë marrëveshjes finale mes dy palëve”.

“Jam shumë optimiste, nëse marrëveshja e tillë, pranohet a do të nënshkruhet apo jo, është pak e rëndësishme, e rëndësishme është që të pranohet dhe marrëveshja e tillë do të hapte rrugë që Kosovës t’i hiqeshin sanksionet. E rëndësishme është cila është përmbajtja e asaj marrëveshje, ende nuk është bërë publik për opinion publik”.

Komento: