Ahmetaj: Kurti e ka pranuar Asociacionin, tashmë po kërkon vetëm të shtyejë kohën

19:42 | 01 Korrik 2024
ahmetaj:-kurti-e-ka-pranuar-asociacionin,-tashme-po-kerkon-vetem-te-shtyeje-kohen


Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e PDK-së, për FrontOnline, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar marrëveshjen për Asociacionin.

‘’Ai e ka pranuar Marrëveshjen për Asociacionin’’, thotë Ahmetaj.

Nënkryetarja e PDK-së, deklaron se Kurti meqë është në fund të mandatit po mundohet të fitoj kohë për këtë çështje.

‘’Ai po mundohet të fitoj kohë, për të cilën është dakorduar’’, shprehet ajo.

Ahmetaj, potencon po ashtu se që kryeministri Kurti e ka pranuar marrëveshjen e thotë edhe takimi i tij i fundit në Bruksel.

‘’Edhe pardje në Bruksel është parë kjo’’, deklaroj ajo.

Komento: