Mimoza Ahmetaj, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), ka thënë se qasja amerikane në raport me Ballkanin Perëndimor do të mbetet e njëjtë pavarësisht se cili fiton zgjedhjet Kamala Harris apo Donald Trump.
Ahmetaj ka thënë se mbështetja amerikane për Kosovën ka qenë e vazhduar dhe ajo përveç mbështetjes politike ka bazën ushtarake në Kosovë, Bonstill ku përmes saj dhe forcave ushtarake është edhe garantuese e kufijve të Kosovës përfshi edhe veriun e vendit.
‘’Amerika është garantues i shtetësisë së Kosovës dhe sigurisë territoriale, kufirit tonë në veri po ashtu nëpërmjet trupave të veta’’, ka thënë ajo në studio të RTV Dukagjinit.
Ajo ka lidhur edhe vizitën e shefit të CIA-së në Kosovë me sulmin e fundit në Banjskë që Serbia përmes Milan Radojçiq bëri ndaj policisë së Kosovës.