Ahmeti: 25 vjet pas luftës flasim për një urë të hamamit, të tejkalojmë urrejtjen për të ecur para

19:20 | 03 Tetor 2024
ahmeti:-25-vjet-pas-luftes-flasim-per-nje-ure-te-hamamit,-te-tejkalojme-urrejtjen-per-te-ecur-para

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur se edhe pas 25 vjetëve pas luftës, Kosova po flet ende për një urë (Urën e Ibrit), për të cilën thotë Ahmeti se duhej të tejkalohej.

“Sot jemi 25 vjet pas luftës, ne flasim për një urë të hamamit, bash qashtu. Në qoftë se Serbia nuk është në gjendje ta tejkalojë urrejtjen për ne, na u dashtë të jemi në gjendje me e tejkaluar jo vetëm urrejtjen, por të gjithë historinë për të ecur përpara”, u shpreh Ahmeti në “DTP te Fidani”.

Ndër të tjera, Ahmeti thotë se është e rëndësishme që qytetarët serbë të Kosovë, t’i kthejnë sytë nga Kosovë e jo nga Serbia, pasi kjo është e rëndësishme për shtetin tonë, njofton Klankosova.tv.

“Harroje Serbinë për një moment, ata qytetarë serbë në Republikën e Kosovës, a janë qytetarë tonë, a janë të Serbisë? Nëse janë tanët, dhe i konsiderojmë si qytetarë të Republikës së Kosovës, a po më tregon dikush mu se qysh i integrojmë këta. Me polici? Duke i shtrirë për toke kur i mëshojnë filikaqës? Duke ua hequr gjuhën? Duke u hequr pensionet? Qysh i integrojmë këta njerëz? Për neve është e rëndësishme që serbët e Kosovës mos t’i kthejnë sytë ng Beogradi por nga ne, Beogradi nuk iu ka ndihmuar”, u shpreh ish-kryetari.

Komento: