Ahmeti diskuton me Sarrazin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

21:03 | 27 Shkurt 2024
ahmeti-diskuton-me-sarrazin-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim përfaqësuesin special të qeverisë federale të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ahmeti i uroi mirëseardhje dhe e njoftoi Sarrazinin me aktivitetet aktuale në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në Këshillin e Evropës.

Po ashtu, të dy biseduan mbi rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin rajonal.

Zëvendësministri Ahmeti e falënderoi Sarrazinin për mbështetjen e Gjermanisë dhe e nënvizoi rëndësinë e suksesit në këto procese edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

 

Komento: