Ahmeti: Grenell e do marrëveshjen Kosovë – Serbi deri në fund të marsit

21:48 | 11 October 2019

Shpend Ahmeti flet për detyrën e Richard Grenell.

Kryetari i PSD’së dhe i Prishtinës, i ftuar në emisionin Pressing të T7 ka thënë se Grenell ju ka dhënë afat liderëve të shtetit vetëm deri në muajin mars që të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Grenell, ju ka thënë deri në mars keni afat. Ai nuk ka ardhur këtu me dëgju për kamatat e Raifaissenit”, ka thënë Ahmeti.

Kjo sepse sipas Ahmetit zgjedhjet në Amerikë janë në prill, andaj ata nuk kanë kohë të merren me neve.

“Zgjedhjet në Amerikë zhvillohen në muajin prill, pastaj ata nuk kanë kohë të merren me neve”, është shprehur Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se Grenell është njeriu i Trumpit dhe presidenti Trump i ka thënë personalisht atij të merret me këtë punë.

“Grenell është një prej njerëzve të Trumpit. Fakti që Trump ka vendos që Grenell dhe Palmer të merren me këtë punë, nuk kërkohet diçka tjetër përveç se dëshirojnë marrëveshje mes palëve”, tha Ahmeti.

Komento: