Ahmeti: Grenell ende i afërt me Trump

18:38 | 14 November 2024
ahmeti:-grenell-ende-i-afert-me-trump

Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald Trump për shkak se ai është më ‘Howkish”’ prej krejt kandidatëve që kanë mund të jenë për këtë pozitë.

“Njihet për politikën e tij shumë të ashpër, konsiderohet konservativ i ri për politikën shumë të ashpër ndaj Kinës, Iranit e anti Hamas-it…njihet si shumë i ashpër në politikën e jashtme dhe besoj se kërcënimet do të vijnë poshtë e lartëpër shtetet të cilat nuk janë në vijë”, ka thënë ai.

Sipas Ahmetit roli i Richard Grenell-it sa i përket Kosovës dhe rajonit nuk është zbehur pasi që sipas tij ai vazhdon të jetë njeri i afërt e Trump-it dhe mund të jetë edhe i dërguar për rajon.

Grenelli ”mund të jetë prap i dërguari i posaçëm për Ballkan, mund të ketë ndonjë post tjetër në sigurinë nacionale , është i afërt ende me Trump-in”, ka thënë Ahmeti në Five në RTV Dukagjini.

Komento: