Ahmeti i kundërpërgjigjet Mustafës, e quan mashtrues – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ahmeti i kundërpërgjigjet Mustafës, e quan mashtrues

21:43 | 04 Shkurt 2019

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është kundërpergjigjur kreut të LDK-së Isa Mustafa.

I pari i Prishtinës përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mustafa po mashtron opinionin duke thënë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur në interes të pushtetit, pas seancës së ditës së shtunë.

Sipas tij vendimi i Kushtetueses për ankesën e Arban Abrashit sa i përket zgjedhjeve komunale në Prishtinë, është marrë me 23 janar dhe se po ky vendim i dha fund “gënjeshtrës” së Mustafës se do ta rrëzonin Ahmetin, përcjell ORAinfo.

Ky është postimi i plotë

“Isa Mustafa ka deklaruar sot se ka humbur besimin në Gjykatën Kushtetuese e cila Njëzëri ka vendosur kundër kërkesës së paarsyeshme të LDK për zgjedhjet në Prishtinë. Poashtu akademiku i nderuar paska mashtruar opinionin duke thënë se pas Kuvendit të shtunën, Gjykata ka vendosur sot kundër Abrashit. Ne e dijmë që Isa Mustafa plot një vit ju ka thënë simpatizantëve se Gjykata do të na “rrëzojë “, por me 23 janar asaj gënjeshtre i ka ardh fundi.

1. Po e bashkangjes deklarimin e Isa Mustafes

2. Po e bashkangjes edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku në vendim thuhet se Gjykata NJËZËRI ka marr vendim me 23 janar.

3. Interesant qysh në “meselen” metaforike Isa Mustafa i referohet komunës si pronë, sigurisht e LDKsë.

4. Krejt në fund, sot Gjykata ka publikuar edhe vendimin e Istogut në favor të Haki Rugoves (LDK) e kundër Gani Dreshaj (AAK). Sigurisht për institucionalistin Mustafa ky vendim është i drejtë, por në rastin e Prishtinës është shitje e KREJT gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Marrëzi antiakademike!” /ORAinfo/

Komento: