VV-ja po e akuzon Shpend Ahmetim, për keqpërdorime në tenderin për furnizimin me qumësht.
Vetëvendosje dorëzoi sot kallëzim penal ndaj Shpend Ahmetit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime në tenderin për furnizim me qumësht.
E njëjta u dërgua sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, raporton lajmi.net.
Lidhur me të njëjtat zhvillime, për herë të parë ka reaguar sot vetë Shpend Ahmeti.
Ai përmes një postimi të gjatë në Facebook, ka shpjeguar ecurinë e këtij procesi që ai thotë të ketë qenë krejtësisht i rregullt.
Ahmeti madje ka hedhur akuza të ashpra edhe ndaj kryetarit të VV-së, Albin Kurtit.
“Kur nuk pajtohesh me Albinin dhënia e aseteve shtetërore për shtetet e tjera është falje e kur ai e flet është strategji e zhvillim i marrëdhënieve me miq”, ka thënë ai.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Në vitin 2013 me insistimin tim si kandidat për kryetar të Prishtinës kemi premtuar shujta për nxënësit e klasave I-V. Në çdo tubim kam shpjeguar se si është e pamundur që dikujt ti mësohet alfabeti ose tabela e shumëzimit në stomak të uritur.
Që në vitin e parë të qeverisjes kur punonim me buxhet të qeverisjes së kaluar arritëm që të kursejmë para nga shpenzimet e naftes dhe të fillojmë me kifle falas. Dikush edhe kritikonte por për familjet që nuk qëndronin mirë ekonomikisht ky ishte një ndihmë tepër e madhe. Mbledhjet e kabinetit i kemi të filmuara krejt.
Në vitin 2015 duke u bazuar edhe në disa programe në BE filluam të mendojmë për një gotë qumësht në ditë për çdo nxënës. Megjithatë ishte barrë e papërballueshme buxhetore. Sepse me afër 20 mijë nxënës për një vit nevojiteshin rreth 3.6 milion gota qumësht.
Një hulumtim i thjeshtë i tregut në internet dhe mund ta gjeni çmimin e 250ml. Megjithate kishim ndarë 200 mijë euro që as për së afërmi nuk mbulonte shpenzimet. Në njoftimin për kontratë kishim treguar se kemi vetëm 200 mijë euro, duke shpresuar se dikush do ta sheh edhe si projekt bëmirës edhe si marketing. Dhe ashtu ndodhi. Arritem të marrim çmimin 10 cent që është larg kostos së prodhimit dhe larg ofertave tjera që kishim. Një kompani tregtare ishte ankuar edhe për konkurrence jolojale.
Me rëndësi ishte që fëmijët po marrin vitaminat e nevojshëm dhe kalciumin përmes qumështit. Këtë VV e dinte shumë mirë sepse është diskutuar dhe kemi raportuar. Ishte socialdemokraci.
Ishte e qartë që ai çmim nuk do të mund të mbahet gjithmonë. Mirëpo edhe sot çmimi me të cilin Prishtina e blen qumështin është më lirë kosto e prodhimit dhe larg ofertave tjera. Edhe këtë VV e din.
Duke ditur fillimin e negociatave në Bruksel dhe takimin shumë të mirë që patëm me Mogherinin dhe BE, VV zgjodhi ditën e sotme të vazhdoj atë PDK e kishte bërë krejt vitin 2017, kallëzime penale të rrejshme për spektakël dhe për të shfaqur dyshime. Të gjitha ato kallëzime u treguan të pasakta. Ashtu është edhe me PDKnë e re.
Po sulmojnë programin më bujar të mundshëm me koston më të lirë të mundshme. Të gjitha furnizimet të cilat po i përmendin janë në kohën kur unë kam qenë në VV. Dhe tash Albini fshihet prapa Valdrinave të cilët vetë i përjashtoi për hajni në VV, e hedh gurin dhe e fsheh dorën.
Qumështi u fut në krejt programet e kandidatëve të LVV. Meqenëse LVV është në pushtet në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë, etj. Dhe në qoftë se VV e paska siguru qumështin në Prishtinë atëherë pse në këto komuna nuk ka shujta e qumësht? Me padurim po e pres tenderimin e shujtave në këto komuna.
Problemi është tjetër. Në qoftë se pajtohesh me Albinin në VV lirohesh nga përgjegjësia për të kaluarën. Mundesh 20 vite me ndejt në PDK, në momentin që pajtohesh me Albinin je patriot. Mundesh 20 vjet me ndejt në LVV, në momentin që nuk pajtohesh me Albinin je tradhëtar.
Kur je kryeiministër e nuk pajtohesh me Albinin je kriminel e vrasës me 80 dosje. Kur pajtohesh me Albinin je ç’kapës i shtetit.